Zonat e rrezikut nga COVID-19, Zvicra: Shqipëria jashtë listës së karantinës!

Zyra Federale e Shëndetit Publik zviceran (OFSP) nxori sot përditësimin e fundit të listës së karantinës në lidhje me zonat e rrezikut COVID-19, sipas së cilës disa vende dhe rajone, ku situata e epidemisë është më e favorshme, janë hequr nga lista me efekt pothuajse të menjëhershëm, sipas faqes zyrtare të institucionit.

Që nga e enjtja, Shqipëria, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Xhamajka do të jenë vende pa karantinë pas kthimit në Zvicër.

Në vendet e tjera, situata është më e ndryshme. Në Francë, Korsika është hequr nga lista, ndërsa Bretanja dhe rajoni Aquitaine-Limousin-Poitou-Charentes hyjnë në të.

E njëjta gjë vlen për Italinë, ku Puglia është sërish në listen e karantinës, ndërsa rajonet, si Umbria, Molise, Basilicata dhe Abruzzo kanë dalë.

Për vendet dhe rajonet e reja në listë, detyrimi i karantinës së kthimit do të hyjë në fuqi të hënën, më 19 prill.

OFSP ka shtuar në listë edhe Turqinë, Lituaninë, Kroacinë, Armeninë dhe rajonin e Saksonisë në Gjermani.

Karantina, që zgjat 10 ditë, mund të reduktohet në shtatë ditë, nëse personi paraqet një test negative COVID-19./ b.h

Back to top button