Basha i përgjigjet kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen: Nuk dorëzohem, do vazhdoj deri në fitore

Lulzim Basha i ka dhënë një përgjigje nga Durrësi të gjithë kritikëve që i kërkojnë të dorëhiqet si kryetar i Partisë Demokratike pas disa humbjeve të shënuara.

Ai tha se nuk do të dorëzohet dhe se do të vijojë të udhëheqë opozitën deri në fitore.

“Kam marrë me mijëra mesazhe prej tyre për të mos u dorëzuar, për të vazhduar betejën dhe ju them sot, nuk dorëzohemi, do ta vazhdojmë deri në fitore! Si dhe i falënderoj ata qindra apo mijëra të tjerë që nuk kam patur mundësinë t’iu përgjigjem deri më sot.

Por beteja nuk po bëhet, siç ju kam thënë dhe në fillim të fushatës, për Partinë Demokratike, as thjesht për partitë e tjera të koalicionit tonë. Beteja po bëhet për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj nuk do të cedojmë asnjë milimetër, nuk do të humbasim asnjë sekondë, nuk do të lëmë asnjë mjet, asnjë forum dhe asnjë copëz energji dhe fuqi, pa përdorur, derisa ëndrra e shqiptarëve për ndryshim, ta bëjmë realitet, derisa Shqipëria të jetë e sigurt drejt të ardhmes më të mirë, për të cilën investoi fuqishëm me 25 prill, ëndërr të cilën kemi detyrimin ta bëjmë realitet, me gjithë forcën tonë të përbashkët”, tha Basha.

Back to top button