BE: Disbursohen 90 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë

Në faqen zyrtare në Facebook “European Union in Albania”, përmes një postimi është bërë me dije se Komisioni Europian ka disbursuar në muajin mars 90 milionë eurot e para të ndihmës makro-financiare.

Këto para janë alokuar në kuadër të mbështetjes së rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paparë,” – thuhej në postim.

Bashkimi Europian ka kontribuar edhe me dhurimin e vaksinave anti-COVID për Shqipërinë, gjithashtu dhe në procesin e rindërtimit duke qenë se në 26 nëntor të vitit 2019, vendi ynë u godit dhe nga një tërmet shkatërrues!

Back to top button