“Duke pritur Godonë”, Rama i pakënaqur nga vendimi i Këshillit për çeljen e negociatave

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme) #FutureofEurope”.

Ky ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e Këshillit Europian, të ministrave të Jashtëm të BE-së që duket kanë lënë pezull, duke iu referuar librit të shkrimtarit të njohur “Duke pritur Godonë”.

Kështu Rama është i zhgënjyer nga ky proces i tejzgjatur në kohë për cceljen e negociatat, që sicc duket Shqipëria është djegur nga Maqedonia e Veriut.

“Për ne Europa nuk është destinacion politik apo një objektiv, Europa është një fe, një amanet dhe në të njëjtën kohë një detyrim ndaj fëmijëve tanë, ndaj ne do të punojmë gjithnjë e më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht”, deklaroi Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euroneës Europe me gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation”.

Kryeministri Rama foli lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në BE.

I pyetur mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama tha se “është shumë e vështirë ta thuash sepse këtë hap duhej ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe përsëri e përsëri”.

“Por nuk ndodhi… për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Europian dhe… shpresojmë se ky do të jetë rasti. Po nuk është e lehtë”, tha ai.

Pyetjes se çfarë do të bëjë Shqipëria nëse bisedimet ngecin sërish, Rama tha se “ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë, sepse për ne Europa nuk është destinacion politik apo një objektiv, Europa është një fe”.

“E askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Europa është një amanet dhe është në të njëjtën kohë një detyrim ndaj fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja se përse ne do të punojmë gjithnjë e më fort, më fort, më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht”, tha ai.

I pyetur lidhur me domethënien që ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot, Rama tha se “ka gjithmonë po aq shumë domethënie sa kishte ditën e parë”.

Pjesë nga intervista

Në Konferencën Shtetërore në Firence, patëm shansin të uleshim dhe të bisedonim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili kohët e fundit ka fituar mandatin e tretë radhazi, duke thyer një rekord në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian u vendos në qendër të vëmendjes në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kryeministër Edi Rama shumë faleminderit që iu bashkuat emisionit tonë.

Kërkesa e Shqipërisë për të nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë [ndërqeveritare] që pritet të propozohen së shpejti – sa domethënëse është kjo?

“Është shumë e vështirë ta thuash, shumë e vështirë sepse këtë hap duhej ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe përsëri e përsëri. Por nuk ndodhi… për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Evropian dhe… shpresojmë se ky do të jetë rasti. Po nuk është e lehtë.”

Çfarë jeni përgatitur të bëni nëse bisedimet ngecin sërish?

“Ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë, sepse për ne Evropa nuk është një objektiv apo destinacion politik, Evropa është një fe! E askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Evropa është një amanet dhe është në të njëjtën kohë një detyrim ndaj fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja se përse ne do të punojmë gjithnjë e më fort, më fort, më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian që funksionon plotësisht.”

Që nga fillimi, afrimi i Shqipërisë drejt BE-së ka qenë një premtim politik i juaji. Duke pasur parasysh gjithë këto vite që kanë kaluar, sa domethënie ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

“Ka gjithmonë po aq shumë domethënie sa kishte ditën e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Evropës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Evropa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë, kur kemi dalë nga komunizmi dhe kjo është hera jonë e parë në histori që ne mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur mundësinë e zgjedhjes, të tjerët vendosnin për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Europa, Bashkimi Europian”

Me procesin e anëtarësimit në BE që po zgjat më shumë se sa pritej, duket se Ballkani Perëndimor është bërë një fushë beteje edhe për fuqitë e jashtme, cili është mendimi juaj, ku qëndron Shqipëria për të gjitha këto?

“Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që i ofron tërheqje dhe shanse aktorëve të tjerë… aktorë të tretë që nuk kanë të njëjtën qasje beninje dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Sa për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të afërt sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian. Vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë lidhje me këto ndikime nga aktorë të tjerë.”

Në vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë, kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit, implementimit të reformave. Situata është përmirësuar, por nuk është e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, sidomos kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës?

“Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave! Siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe këtu qëndron pika kontradiktore, ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.”

A mendoni se është ky progres që ju ndihmoi të zgjidheshit sërish?

“Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri kanë ndjesinë e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të mbaruar punën, jo shpërblimi për një punë të përfunduar.”

Le të ndalemi dhe te procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që është qarkulluar në Bruksel, që mbron idenë e ri-përcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut kemi dëgjuar të thotë se do të ishte thjesht katastrofike…

“Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë ne, dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për gjithë aktorët, lojtarët – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do të përmbysim status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë, frustrimet do të jenë të pranishme dhe do të shfaqen nga idetë më qesharake deri te idetë më të çuditshme. Sepse status-quo-ja nuk është një opsion. Po teksa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord që të mos biem dakord për to, po ama në të njëjtën kohë duhet të shtyjmë bashkarisht për të forcuar bashkëpunimin tonë, që të krijojmë në rajon një zonë Shengen funksionale me të gjitha liritë e Evropës.

Kryeministër Edi Rama shumë faleminderit që na u bashkove në Global Conversation.

Back to top button