LAJMI FUNDIT/ Pak raste të reja, por RRITET numri i viktimave në 24 orë nga COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2956 testime, janë 1020 të shëruar dhe 50 raste të reja. Fatkeqësisht janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit, me moshën më të re 64 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Maj 2021)

Raste të reja ditore 50

Të shëruar në 24 orë 1,020

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2,956

Testime totale 663,228

Raste pozitive 131,803

Raste të shëruara 119,061

Raste Aktive 10,322

Humbje jete 2,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8545

Shkodër 301

Fier 246

Korçë 215

Gjirokastër 228

Durrës 158

Vlorë 178

Elbasan 132

Lezhë 102

Berat 91

Dibër 70

Kukës 56

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Back to top button