Mbi 500 mijë të vaksinuar/ Pritet sërish lehtësim i masave, si do të ndryshojë ora policore

Ndërkohë që vendi po kalon një periudhë të qetë pandemike dhe numri i dozave të injektuara shkon mbi 500 mijë, ekspertët kanë nisur diskutimet për ndryshimin e orës policore dhe për heqjen e disa prej masave kufizuese.

Një nga propozimet është që ndalim qarkullimi të nisë pas orës 00:00 dhe deri në 06 të mëngjesit, e pas kësaj prove duke toleruar edhe më tej.

Kujtojmë që edhe një vit më parë, masat lehtësuese janë vendosur pak para nisjes së sezonit veror, gjithashtu edhe kryeministri Rama ka deklaruar se do të ketë ndryshime pasi të jenë injektuar mbi 500 mijë vaskina anti-Covid.

Në mesjavë pritet të ketë një tjetër dalje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ku do të bëhen publike vendimet e radhës.

Back to top button