Pse doli opozita dhe shpalli fitoren? Enkelejd Alibeaj: Janë 83 mijë fletë votimi që…

Deputeti i zgjedhur i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi në OPEN se opozita e dinte që po hynte e pabarabartë në këto zgjedhje, por bojkoti nuk mund të ishte opsion. Alibeaj tha se në këto zgjedhje nuk ishte në lojë vetëm fati i PD, por i të gjithë shqiptarëve.

“Opozita është vetëm një segment i rëdësishëm i asaj që quhet process zgjedhor. E denim që vitin e kaluar, që kur nisen ndryshimet në Kod Zgjedhor.  Në diskutim nuk është vetëm fati politik i PD, por fati politik i shqiptarëve. Mes një interesi të ngushtë të PD, “të futemi, të mos futemi” dhe mes një interesi publik, ne nuk mund t’I linim shqiptarët vetëm. Pse u futem? E denim që ishim në kushte të pabarabarta, e denim që do të përdorte administratën.”, tha Alibeaj.

Por pse doli opozita të deklaronte se i fitoi zgjedhjet?

“Me 83 mijë fletë votimi të pavlefshme, kemi së paku 8 mandate deputetësh që nuk i përgjigjen realitetit. Nuk e lexon askush votën e 83 mijë shqiptarëve. Ne besuam, dua të jem i sinqertë”, tha Alibeaj./Gazeta SHQIP

Back to top button