Percarje në PD/ Ristani ironizon qëndrimet e Bashës: A shkojnë bashkë këto dy deklarata?

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka komentuar deklarata e dalë në media të kryedemokratit Lulzim Basha në takimin me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë.

“A qëndrojnë njëra pas tjetrës këto dy deklarime? 1. Zgjedhjet nuk i njoh se janë të manipuluara. 2. Do bëj një tur nëpër Shqipëri të mbledh provat e manipulimit”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.

Ish-numri dy i PD-së ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, duke e akuzuar si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pro dorëheqjes së Bashës janë deklaruar edhe Bujar Nishani dhe Fatbardh Kadilli, ky i fundit ka vetshpallur dhe kandidaturën për kryetar të PD-së.

Back to top button