Shkarkimi i Metës/ “Sherr” në komision ndërmjet Brahos dhe Hysenit dhe takimet e fshehta të presidentit

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, i pagëzuar me emrin “Meta 2” nuk ka arritur që të miratojë sot ekspertët që do të faktojnë shkeljet e kreut të shtetit.

Ndërkohë që në këtë mbledhje ka pasur një përplasje mes socialistit Spartak Braho dhe kryekomisionerit Alket Hysenaj. Ai e ka cilësuar si të turpshme sipas tij të përcaktohet në kërkesën e tyre se Meta është garanti i Kushtetutës.

Ndërkohë që është kërkuar që edhe institucionet e specializuara si SHISH të japin informacion në lidhje me takimet e presidentit nëse kanë pasur ndonjë dyshim për këto takime që në media janë cilësuar si të fshehta.

Ndërsa Braho ka kontestuar edhe emrin e propozuar si ekspert Erind Mërkurin, duke deklaruar se ne duhen ato që kanë titullin profesor dhe jo ato që kanë gradën doktor. Ai propozoi që të jetë ekspert edhe Viktor Gumi, duke kërkuar që të jenë më shumë se dy.

Debati në komision

Braho: Është shpërndarë një material por unë dje e pata kohë e lexova në kapitullin e tretë, pika shkeljet e rënda kushtetuese. Nuk e di kush është marrë me formulimin, por thuhet: Presidenti i Republikës është kreu i shtetit shqiptar, garant i Kushtetutës dhe përfaqësues i unitetit kombëtar. Ku e kanë gjetur këtë?

Hyseni: Ku e kanë gjetur? Zoti Braho ajo është kërkesa e firmosur nga 49 deputetët. Ata e kanë formuluar siç e kanë gjykuar. Ajo kërkesë, është ashtu siç e kanë menduar ata, gjykojnë se jemi para atyre rrethanave dhe shkeljeve, dhe do ta vendosë komisioni që kemi apo nuk kemi te shkeljet e pretenduara.

Braho: Por nuk e kam unë aty, ti s’po më ndjek. Unë e ti, e kemi firmosur këtë kërkesë. Ku është gjetur kjo garant i Kushtetutës presidenti. Është turp, sepse këtë përdor presidenti Ilir Meta. Ka tre muaj unë jam garant, ndërkohë që nuk është garant.

Hyseni: Nuk ka rëndësi është në kuptimin figurativ. Këtë pyetje t’ia kishit bërë vetes përpara se të firmosnit dhe perosni që është garant i unitetit të popullit, kur e thotë Kushtetuta.

Braho: Jo nuk e thotë Kushtetuta e atë.

Hyseni: Mos t’i hyjmë kësaj, kjo nuk hyn në çështje të tjera.

Back to top button