Çfarë fshihet? Alfred Cako ç’kodon largimin e Ruçit nga politika: Diçka ka ndodhur, ishte mesazh…

Largimi i parevokueshëm i Gramoz Ruçit nga skena e politikës shqiptare pas 30 vitesh, ishte në qendër të diskutimeve në “Rrethin Katror” në Top Channel.

Për konsipiracionistin Alfred Cako, largimi i Ruçit nga skena e politikës shqiptare, të vetmi ministër i Brendshëm në kohën e regjimit komunist përmban një mesazh të drejtpërdrejt në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Diçka duhet të ketë ndodhur me Ruçin. Unë e lidh se është një mesazh që i jep deputeti tjetër më të vjetër në kampin tjetër, Sali Berishës. I jepet një mesazh ky deputeti i së majtës po largohet i qetë, edhe pse ka qenë ministri i Brendshëm i fundit i kohë së komunizmit. I ka bërë edhe atij një ftesë, sepse Berisha e kërcënoi me kthimin që bën politikë me kërcënimin duke marrë poste në PD. Amerikanët duhet ti japin mesazh Berishës që të mos marrë poste të larta në PD”, tha Cako

Back to top button