“Ekonomia blu do të njohë rritje të fuqishme”, Rama jep lajmin: Nis investimi 10 mln euro për distribucionin e peshkut Ton

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt. Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën, një investim që do të kushtojë 10 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Në hartën e publikuar në video nga kryeministri Edi Rama disa nga shtetet kryesore që do të eksportet peshku Ton nga Shqipëria është në Europë, Spanjë, gadishullin skandinav e deri në SHBA e Kanada.

“Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në fund të postimit.

/a.r

Back to top button