“Gafa” e Bankës së Shqipërisë me kartëmonedhat e reja. Ja se si mund të keqpërdoren nga krimi

Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është diskutuar për prerjet e reja të kartëmonedhave që do hidhen në tre pas 30 qershorit, 1000 lekë dhe 10000 lekë.

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Igli Tola ka thënë se kartëmonedhat e reja mund të keqpërdoren edhe nga bota e krimit.

Tola: Edhe në SHBA i është kërkuar qeverisë amerikane që të tërheq 100 dollarëshin sepse përdoret në një masë drastike për të lehtësuar transaksione në botën e krimit.

Sepse shumë pak prej nesh i ka ndodhur që të shohë bashkë disa kartëmonedha 100 mijë lekëshe apo 500 mijë lekëshe sepse këto përdoren për të bërë transaksione në botën e krimit, për të ruajtur të ardhura në botën e krimit.

Marrim si shembull 1 mln dollarë po ti kemi në prerje 100 dollarëshe do të duhen gati 10 kg, ndërkohë kjo vlerë po të ekuivalentohet në euro duhet më pak se 2 kg. Kjo gjë e lehtëson në botën e krimit.

Back to top button