Grenell i kthehet keq përkrahësit të Kurtit: Amerikanët paguajnë për trupat në Kosovë

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në debate në rrjetet sociale me një përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, por që jetonte në Amerikë.

“Përkrahësi i Albin Kurtit në SHBA kritikon rëndë SHBA-në. I që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me faksimilen e komentit të përkrahësit të Albin Kurtit.

Në atë koment, përkrahësi i VV kritikonte Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip KOsnett dhe i kërkonte që të mos përfshihej në punët e brendshme të Kosovës.

Grenell i kthehet keq përkrahësit të Kurtit: Amerikanët

“Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë dhe shumica as që e kanë dëgjuar Kosovën. Ambasadori i SHBA nuk duhet të përfshihet te punët e brendshme. Pavarësisht se sa i madh është një vend, secili ka të drejtën e vet për sovranitet. Edhe Franca e çliroi SHBA, por a i është SHBA përjetësisht borxhlie? Jo!”, shkruhet në mesazh.

Back to top button