Vokshi: Demokratët e dinë se ne i fituam zgjedhjet por na i vodhën, tek Basha kanë shpresë gjithë shqiptarët

Albana Vokshi ka përcjellë një mesazh në rrjetin social Facebook ku tregon se demokratët më shumë se kurrë e kanë shpresën tek Lulzim Basha.

Deputetja e zgjedhur e PD tregon se sipas saj të gjithë demokratët e dinë që PD i fitoi zgjedhjet.

Anëtarësia e PD votoi mbi 80% Lulzim Bashën sepse ata besojnë te ai. Më shumë se kushdo tjetër, demokratët e dinë se PD nuk i humbi zgjedhjet, por ato u vodhen.

Më shumë se kushdo, demokratët kanë ndjerë mbi supe presionin, represionin, shantazhin, kërcënimet e një partie-shtet të bërë palë me krimin.

Pas zgjedhjeve në Parti, demokratët janë më të bashkuar e më të fortë për përballimin e sfidave të mëdha që i presin deri ne rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”, shkruan Vokshi.

<

Back to top button