“Më telefonoi Hysaj, ndihet keq”, Reja “zbardh” origjinën e “Bella Ciao” të kapitenit

Elesid Hysaj po përjeton një moment shumë të vështirë, “Bella Ciao” e famshme që përzgjodhi për tu prezantuar përpara shokëve të ekipit solli një përplasje me tifozët ultras të Lazio, me këta të fundit që nuk e pritën mirë duke kaluar në akte ekstreme dhe duke ofenduar kapitenin e Kombëtares. Shokët e skuadrës dhe stafi drejtues po bëjnë gjithçka për ti qëndruar pranë, të gjithë vrapuan për ta përqafuar pas super golit që realizojë në miqësorë.

Edhe tifozët lacial, sigurisht ata që nuk janë fashistë, e kanë mbështetur shumë këtë periudhë. Një nga personat e para që Hysaj ka telefonuar pas asaj ngjarje ka qenë Edy Reja, trajneri i përfaqësueses dhe një person që e njeh shumë mirë Lazio dhe ambientin në kryeqytet teksa i ka drejtuar bardhekaltërit për 5 vite.

Në një prononcim për mediat italiane, Reja ka zbuluar telefonatën që pati me Hysaj: “Ajo banderolë i bëri shumë keq, po përjeton këtë moment me shumë vështirësi, kjo sepse sapo ka ardhur në skuadrën e re por nga ana tjetër ndihet mirë teksa lexon mesazhet e shumta që i kanë ardhur, edhe gjatë grumbullimit me ekipit ka ndjerë shumë mbështetje. Ai as që e mendonte të kalonte një situatë të ngjashme. Hysaj nuk ka asnjë lidhje apo angazhim politik. Edhe në përfaqësuesen tonë, kush vjen i ri duhet të këndojë një këngë në shqiptare. Elseid më tha se atë këngë e kishte të njohur duke parë la Casa di Carta”, u shpreh Edi Reja për Repubblica.

Back to top button