A mund të vinte një person i tillë nga Shqipëria komuniste?! Përgjimet: Një shqiptar misterioz, në vrasjen e magjistratit Rocco Chinnici nga mafia

Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.

Gazeta “Il Fatto Quotidiano” ka publikuar një prej përgjimeve të famshme të Riinës në burg ku ai flet për një shqiptar. Përgjimet janë realizuar në vitin 2013 kur Riina ishte në burg.

Hetuesit janë të ndarë se për cilën vrasje të organizuar nga Cosa Nostra bëhet fjalë, për atë të Paolo Borsellinos në vitin 1992 apo magjistratit tjetër Rocco Chinnici në vitin 1983. Por sipas shumicës së tyre referuar rrethanave dhe kontekstit të fakteve, personi la marrë pjesë në vrasjen e vitit 1983.

Kohë kur Shqipëria ishte nën izolimin kominist, gjë që e bën pohimin e medias dhe hetuesve italianë vërtet të habitshēm.

Pjesë nga shkrimi në ‘Il Fatto Quotidiano’:

Bosi është në burgun e Operës, është ora nëntë; mëngjesi i 10 shtatorit 2013 kur ai hyn në oborrin e burgut për orën e tij të lirë. Disa çaste më vonë një tjetër i burgosur, Alberto Lorusso, vjen për ta takuar. Të dy përshëndesin njëri-tjetrin dhe fillojnë të flasin për gatimin dhe ushqimin.

Totò Riina ka një dëshirë të madhe për djathë, ai thotë se i kërkoi djalit të tij Giovanni t’i sillte një të mirë, ata ankohen për kushtet në burg, dhe aty biseda përfshin një ndërprerje, që konsiderohet konfidenciale nga hetuesit.

Transkriptimi rifillon kur ‘shefi i shefave’ të mafias flet për një ndërtesë: ‘Imagjino që kjo ndërtesë të duket mirë! Atëherë vendos makinën atje, në anën tjetër, e vendos përpara, para derës ku futesh dhe fiuuuu “.

Vëzhguesit tregojnë se ai fishkëllen, bën gjeste, ngre krahun lart. Ai po flet për shtëpinë në D’Amelio, të Paolo Borsellinos, ku u krye një masakër duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar përballë hyrjes.

Biseda vazhdon akoma, shefi i shpjegon shokut të tij se ai këmbënguli për t’u gjetur një vend parkimi shumë i përshtatshĕm në ditët para atentatit:

“Unë luftova atje, tre ditë, katër ditë makina duhej vendosur atje. Shkova vëzhgova hapësirën e parkimit, sepse duhej të zihej vendi. Se thoshte parkingun e gjen kur arrin atje. Jo, nuk e gjen dot! Prandaj duhet të punohet me gjërat!”.

Me pak fjalë, shefi i vjetër ankohet për një punë të keqe, për vartës të vegjĕl të shurdhët, “kur them unë se duhet të punohet, ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër portës, duhet ta punosh, duhet ta kërkosh, duhet të luftosh aty. E merrni, e mbani dhe e vendosni makinën. Dilni me makinë tjetër, dhe e vendosni atë, pastaj shkoni dhe vendosni makinën, e keni gati. Por shkoni dhe kërkoni njëherë, bëjini punët si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria. Ai ishte ekspert, shkoni më gjeni një si ai…”

Këtu lodhja e leximit ngec mbi një imazh të papritur. Kush dreqin është njeriu që erdhi nga Shqipëria? Mësojmë se ai ishte në arrest shtëpie në Palermo, Riina i shpjegon shokut të tij, se “duhet fat” për të gjetur njerëz si shqiptari dhe shton se “duhet ta paguash njê si ai edhe për udhëtimin”.

Çështja është me të vërtetë interesante sepse prania e një të huaji ka mbetur enigma e vetme e masakrës mafioze. I penduari Gaspare Spatuzza, flet për këtë, sipas gjykatësve kur tregon çfarë ndodhi në garazhin në Via Villasevaglios, ku Gaspare po punonte shumë për të shndërruar Fiatin 126 të vjedhur në një bombë vdekjeprurëse.

Në datën e dorëzimit, 18 korrik 1992, një ditë para masakrës në garazh vjen Renzino Tinnirello dhe më pas një person i tretë, një djalë që nuk ka asnjë lidhje me Cosa Nostra, një i huaj i cili nuk fliste asnjë fjalë.

Gaspare thotë: “Nëse do të kishte qenë një person që e njihja, me siguri diçka do të më kishte mbetur prej tij; por kam një imazh të paqartë. Jam i bindur që ai nuk është një person që i përkiste Cosa Nostra dhe kjo është një anomali, për mua e pashpjegueshme”.

Këtu fillon hetimi për Mister X, njeriu misterioz, një pyetje delikate, një lloj kërkimi për të cilin ne dimë shumë pak. Me përjashtim të asaj njohje që u mohua më vonë: në tetor 2010 Zyra e Prokurorit Publik Caltanissetta i bëri një test besueshmërie të penduarit.

I tregoi kinse foton e një zyrtari të brendshëm të shërbimit sekret dhe e pyeti: A është ku njeriu misterioz i garazhit? Ata e pyesin, dhe Gaspare thotë po. Ai është i sigurt për këtë, e njeh mes shumë fotove të tjera që i shfaqen. Është një nga ato momentet kur siguria për dëshmitë e të penduarve gradualisht bëhet më e brishtë dhe e paqëndrueshme.

Ne u përpoqëm të pyesnim një ish-007, tani në pension, çfarë mendonte për njeriun që erdhi nga Shqipëria, por ai nuk di asgjë për të: “Siç mund ta kuptoni, hetimet në lidhje me këto ngjarje janë duke u zhvilluar. Nuk kam asgjë nga ato që di që mund të zbërthej përgjimin e lartpërmendur”.

Fakti është se njeriu që erdhi nga Shqipëria, sipas hetuesve, ka të bëjë me sulmin ndaj Rocco Chinnici dhe Riina e përmend si shembull që do riparonte ato që nuk shkuan mirë me masakrën për të vrarë Paolo Borsellinon.

Back to top button