Ardhja e këngëtarit serb në Shqipëri bën “lëmsh” rrjetin, kengetari i revoltuar i del në mbrotje Vesa Lumës: Të q*fsha Goran Bregovic!

Më herët këngëtarja, Vesa Luma reagoi e revoltuar për ardhjen e artistit serb Goran Bregovic, në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa duke shpresuar se ky lajm të jetë një dezinformatë dhe jo diçka e vërtetë.

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, shkroi ajo në “InstaStory”.

Mirëpo e gjithë kjo histori nuk mbaron këtu,  më pas e tronditur këngëtarja publikoi në Instagram një mesazh nga një ndjekës, i ciki kishte shkruar për mënyrën me urrejtje ndaj disa shqiptarëve të Kosovës në relacionin me armiqësinë serbe.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, i shkruajti ndjekësi.

E me të parë këtë status, një reagim tjetër i fortë erdhi nga burri i Vesës, reperi, Big Basta i cili nuk i kurseu komentet fyese për këtë që kishte ndodhur.

“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, shkruan ai.

Në datat 18-22 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës do të organizohet festivali i përvjetshëm i birrës, i quajtur “Festa e birrës”. Mes pjesëmarrësve të shumtë të cilët do të performojnë në këto net, bie në sy se do të jetë edhe këngëtari serb, Goran Bregovic.

Capture 10

Back to top button