E FUNDIT! Zjarr i madh në kodrat e Shëngjinit, pushuesit kanë frikë se po iu afrohet banesave

Zjarret nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Situata është shqetësuese në shumë qarqe të vendit. Ndërkohë këtë mbrëmje është vënë re një vatër e madhe zjarri në kodrat e Shengjinit, pranë Ranës së Hedhun.

Pushuesit e shqetësuar kanë publikuar foto në rrjete sociale madje kanë telefonuar dhe policinë apo zjarrfikëset, pasi kanë frikë mos flakët afrohen pranë banesave të tyre.

Pylli është me pisha të dendura, pranë zonës së banuar. Nëse zjarri nuk do të neutralizohej, do të përbënte rrezik të madh për njerëzit, shtëpitë apo gjënë e gjallë.

Back to top button