Koçi thirrje Bashës: Bëhu burrë shteti dhe distancohu nga zjarri! Boll bëre gërr-mërr për helikopterin

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha, pas reagimit të këtij të fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bllokoi një prej helikopterëve që mund të përdorej në operacionet për shuarjen e flakëve, duke kryer udhëtime private.

Por Koçi thotë se reagimi i Bashës duhet të jetë si “një burrë shteti”, që i bën thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, e që bën thirrje për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme.

Reagimi i Koçit:

Basha, distancohu nga zjarrvënia!

Ore ti që kërkoke të bëhesh burrë shteti dhe që ta ngecën sërish partinë e Saliut! Ku e ke ndërgjegjen shtetërore dhe vizionin e liderit?

Bën gërr-merr për helikopterin se mund të jetë përdorur nga Kryeministri për arsye shtetërore (jo private). Dil more dhe fol i shqëtesuar për situatën. Për zjarrin që ti adhuron si mjet politik, por që kësaj rradhe po merr dhe jetë njerëzish. Thirri ndërgjegjes shoqërore të jetë vigjilente ndaj zjarrvënies! Sensibilizo organet ligjzbatuese që të zbulojnë e të ndeshkojnë të papërgjegjshmit e stinës. Kërko angazhim gjithëpërfshirës për ti bërë ballë situatës. Shprehu mirënjohjen atyre qindra efektivëve të FA që po rrezikojnë dhe veten për të shpëtuar jetë, shtëpi e katandi! Pastaj kujtohu që je dhe opozitar i mjerë!

Si PD-ja jote në Fier që është opozita “Poshtë inceneratori, rroftë inceneratori”.

Thellohu Luli!

Back to top button