Me këmisha të bardha e eufori, si u thyen premtimet e Berishës në 2005-ën duke dyfishuar korrupsionin

Sonte në emisionin “Vetting” në ABC, është sjellë në vëmendje koha kur Shqipëria renditej në krye të listës së shteteve me nivelin më të lartë të korrupsionit. Sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë vitit 2002-2005, dëmi ekonomik i shkaktuar prej korrupsionit arrinte 14.2 miliard lekë, një shifër alarmante për kohën.

Ishte koha kur ndërkombëtarët kishin përqendruar kritikat tek qeverisja e korruptuar e Fatos Nanos, ndërsa lideri i opozitës së veshur me këmisha e bardha, premtonte një faqe të re në historinë e Shqipërisë, pa krim dhe korrupsion.

Me këtë premtim Partia Demokratike fitoi zgjedhjet në vitin 2005 dhe mori në duar qeverisjen e vendit.

Por çfarë ndodhi tetë vitet që Berisha dhe PD drejtuan Shqipërinë ? Gjatë viteve 2005-2009, dëmi ekonomik i shkaktuar për shkak të korrupsionit arrin shifrën 24.7 miliard lekë. Krahasuar me qeverisjen e mëparshme të konsideruar e korruptuar, shifrat flasin për përkeqësim. Perceptimi për nivelin e korrupsionit po rritej me shpejtësi për të mbërritur kulmin në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, kur nuk ishte fjala vetëm për perceptim e shifra të përgjithshme të dëmit ekonomik që vinin nga KLSH. /abcnews.al/

Back to top button