PD i del në mbrojtje prokurorit të skarkuar nga vetingu, Paloka: Ai nxori zbuluar gjithë kupolën e Ramës, kërkoi edhe arrestimin e Tahirit ndaj e larguan

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili shkarkoi nga detyra ish kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn.

Paloka ka thënë se nuk e njeh Hajdarmatajn dhe as ka për qëllim ta mbrojë, por… e mbron.

Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfarë i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij:

Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër , e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama.

Kërkoi arrestimin e Tahirit. Kaq besoj mjafton për t’u larguar nga drejtësia e Ramës”, ka shkruar Paloka në rrjete sociale.

Sipas KPA-së, shkak për shkarkimin e Hajdarmatajt janë bërë pasuria por edhe ana profesionale me disa çështje që ai ka pasur në duar ndër vite.

Back to top button