Rikthehen kroçerat në Durrës: “La Belle De L’Adriatique” sjell turistët e parë për 2021

Në portin e Durrësit mbërritën sot 92 turistë francezë me kroçerën “La Belle De L’Adriatique”.

Kroçera u akostua në molin nr.4, e përshtatur nga Divizioni Operacional për mjetet lundruese turistike. Ajo lundroi natën e kaluar nga Vlora drejt Durrësit dhe sot në mbrëmje rreth orës 21.00 do të vijojë drejt Tivarit (Bar – Mali i Zi).

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët nga Franca do të vizitojnë qendra historike dhe arkeologjike në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

“La Belle De L’Adriatique” po lundron në një tur 1-javor në brigjet e Adriatikut dhe Jonit (Dubrovnik, Korfuz, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tivar).

Kroçera e parë e këtij sezoni në Durrës, gjatë vitit 2019 ka lundruar drejt Durrësit shtatë herë dhe e vetmja që është ndalur në vendin tonë gjatë vitit të pandemisë.

Back to top button