Yuri Kim bëri sërish “presion”, Berisha nxjerr tjetër VIDEO nga arkivat: UÇK ngriti bazë në shtëpinë time

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video, si duket një përgjigje për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi sërish me nënkuptim, mospjesëmarrjen e ish-kreut demokrat në Kuvend në shtator.

Më herët Berisha publikoi video ku thoshte se nuk dorëzohej, edhe sikur të mbeste i vetmi demokrat, do të luftonte deri në fund. Kësaj here ka publikuar një video nga vizita e tij në Kosovë, pas luftës, teksa mbante fjalim dhe përmendte se shtëpia e tij ka qenë bazë lufte e UÇKS-së, duke treguar kështu që ka qenë faktor ndihmues në lirinë e Kosovës.

Sinjale këto nga Berisha për të treguar se ai është pro-amerikan, lider perëndimor kundër regjimeve totalitare.

“Unë i përkas trevës Malësia e Gjakovës, Tropoja. Gjatë luftës, UÇK vendosi bazë në shtëpinë time. Vërshuan gazetarë dhe dijetarë nga e gjithë bota. Unë i thashë “po i përmbahem kodit të familjes sime””, dëgjohet të thotë Berisha.

Kur iu dha titulli “qytetar nderi” i Gjalovës, Berisha u përlot dhe tha se u ndje krenar në shtëpinë e tij nga ajo pritje vëllazërore.

“Askujt s’i kemi borxhe, ecim drejt integrimit Europian”, thoshte asokohe Berisha.

Back to top button