Berisha fton demokratët për revoltë ndaj Bashës: Çohuni ndaj kryetarit sharlatan! Do të hyjë në histori për pabesi!

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri sot thirrje demokratëve të mos qëndrojnë indiferentë ndaj Lulzim Bashës, shkruan javanews. Ai tha se Basha është një sharlatan që ka shmangur udhëtimet nëpër rrethe dhe se do të hyjë në histori për pabesi.

Berisha u shpreh se demokratët duhet të bëhen misionarë dhe ta mbrojnë statutin si në vitin 1991.

“Në Shqipëri hyn në histori për pabesi, por shpërblim nuk merr! A mendoni ju si kryetari, apo do t’i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju me kryetarin sharlatan? Pse s’vjen Lulzim Basha tek ju?

Ka gjetur modelin tani dhe e thërret anëtarësinë në Tiranë. Duhet te shkosh në rrethe t’u japësh shpjegime!

Ndaj edhe ju ftoj të bëheni misionarë si në 1991, të ngrihemi fuqishëm” – tha Sali Berisha në Fier.

Back to top button