Berisha i prerë me kreun e PD dhe i ndryshon emrin: Peng Basha, dorëzo mandatin dhe kthehu në Holandë!

Sali Berisha i ka ndryshuar emrin Lulzim Bashës, shkruan javanews.al

Nga sot ai e quan Peng Basha. Ish-kryeministri nga Fieri tha sot që ai bën mirë të kthehet në Holandë.

Berisha kërkoi që Basha të dorëzojë mandatin e tij të kryetarit dhe deputetit.

“Peng Basha e meriton emrin, bëri një akt të pabesë dhe amoral! Po pse Amerika vlerëson pabesinë? Po edhe sikur ta vlerësojë, ne jemi komb i besës. Peng Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi. Jep dorëheqjen more zotëri. Por kur të kanë peng të mësojnë, s’të lënë të dorëhiqesh. Ai bën mirë të dorëzojë mandatin dhe të shkojë andej nga erdhi” – tha Berisha.

Back to top button