‘Fermerët, argatë të Serbisë’/ Braçe, ironi me Berishën: Kufoma që shëtit, eksportoi naftë për makinën e luftës së Millosheviçit

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar për takimin e zhvilluar që po organizon ish-kreu i PD-së në Fier, i cili tha se fermerët e Fierit e të Lushnjes po kthehen në argat për fushat e Serbisë. Braçe i cili e quan Berishën ‘kufomë që shëtit’, thekson se fermerët e Myzeqesë e kanë fituar betejën me Serbinë dhe eksportojnë prodhimet atje deri në kilogramin e fundit.

‘Kufoma qe shetit, duhet të kujtoj dallimin; Ai si argat i Serbisë, eksportoi naftë për makinë e luftës së Miloshevicit, bashkërisht fituan përkohësisht luftrat në Bosnje e Kosovë! Fermerët e Myzeqesë eksportojnë atje edhe kilogramin e fundit të perimeve që prodhojnë, kanë dituar betejën e eksporteve bujqësore me Serbinë e këdo në kufijtë lindore e veriore të këtij vendi!’- shkruan Braçe.

/m.j

Back to top button