Fillim shtatori, fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat Termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh edhe këtë fundjavë të freskët shtatori.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, “fluks vizitorësh dhe këtë fundjavë të freskët shtatori në Ujrat Termale të Bënjës, (Monument Natyre), të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.

Vizitorët shijuan ngrohtësinë e ujërave termale dhe peizazhet fantastike të tyre dhe kanionit të Langaricës.

Specialistët e ADZM Gjirokastër ndodhen aty për të dhënë informacion dhe mbështetje si dhe pastrojnë ambientin nga mbetjet urbane, të lëna nga vizitorët.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth disa km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

Back to top button