FOTOT/ 14 Shtatori, 23 vite më parë Berisha dhe PD organizuan të parin grusht shteti në Shqipëri. Pushtimi i kryeministrisë dhe RTSH

Sot bëhen plot 23 vite nga rënia e shtetit shqiptar, ku më 14 shtator 1998 mijëra persona tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano.

Ngjarjet erdhën si pasojë e vrasjes së Azem Hajdarit. Nën akuzat që Azem Hajdari u vra nga pushteti qytetarët shqiptarë dolën në shesh në mënyrë të dhunshme, ku të armatosur sulmuan Kryeministrinë.

Në këtë vend, më 14 shtator të vitit 1998 kalonin tanke që ishin marrë nga protestues dhe mbështetës të Partisë Demokratike qe udhehiqej nga Sali Berisha dhe qëllohej me armë kundër ndërtesës së kryeministrisë.

Mediat botërore e ndoqën lajmin dhe e raportuan atë si një grusht shteti të mirëfilltë. Në fakt ngjarja kishte të gjitha elementet e një grushti shteti. Njëherësh me kryeministrinë, persona të armatosur morën nën kontroll edhe Radio Televizionin Shqiptar.

Për disa orë ata ishin edhe personat që ju treguan gazetarëve dhe moderatorëve të asaj kohe se çfarë duhet të thonin për shqiptarët që ndiqnin me ankth ngjarjet e Tiranës.

Gjithçka erdhi pas zemërimit që shpërtheu nga vrasja e ish-deputetit, Azem Hajdari më 12 shtator të vitit 1998.

Procesioni mortor për Azem Hajdarin u kthye në një kryengritje të armatosur. Tirana kaloi orë të vështira për gjatë gjithë datës 14 dhe nuk dihej se si do shkonin ngjarjet nëse nuk do ishte ndërhyrja energjike e diplomatëve amerikanë. Të paktën kështu u shpjegua në atë kohë tërheqja e njerëzve të armatosur, dorëzimi i tankeve që ju rrëmbyen gardës së republikës.

               

Back to top button