Grida Duma: Unë do hap PD-në, e bëj ndryshe. Jo bojkot, as ulje në tryezë, vetëm përballje me “Rama 3”

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë të vrullshme pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Mbrëmjen e sotme për të folur për këtë çështje dhe strategjinë e PD-së kundër qeverisë ishte e ftuar në Radarin Informativ në ABC, n/ kryetarja e partisë më të madhe në opozitë Grida Duma. Vendimin e Lulzim Bashës për largimin e liderit historik të së djathtës shqiptare, Duma e cilësoi racional.

Një vendimmarrje e vështirë. Dini ju ndonjë vendim që i ka kënaqur të gjithë? Unë jam e bindur që këto tre muaj të vështirë kanë dhënë mundësinë që Basha ta filtrojë gjatë dhe nëse ka një gjë që është e sigurt, askush nuk prek dot vlerat e Berishës me asnjë gisht dhe nëse e ka filtruar gjatë dhe ka ardhur në këtë vendim ka anuar drejt racionalitetit dhe jo emocionalitetit” tha ajo.

Për zërat kritikë dhe ata që kërkojnë referendum, Duma kishte vetëm një kërkesë “ne duhet të punojmë për bashkimin e PD-së në kohezion për një qartësim gradual që kjo është rruga që kjo parti duhet të ndërmarrë”.

Në seancën për zgjedhjet e kryetares së Kuvendit, opozita i grisi fletët e votimit nga frika e rrjedhjes së votave, në të dytën u largua duke bojkotuar, por cfarë do të ndodhë nesër, ku Edi Rama do të prezantojë programin?

Nuk ishte bojkot. Është zero bojkot. PD do të përballet me qeverisjen dhe me opzitarizimin do të sigurojë që shqiptarët do të fillojnë në ndihen të mbrojtur.

Nuk është program ai që kanë paraqitur. Nuk japim 48 orë, por vetëm 20 orë për t’u përgatitur. Nuk ka ulje në tryezë, diskutim, opozitariziëm dhe ka konstruktiviziëm për cdo gjë që duhet përmirësuar” tha ajo.

Pak javë më parë, Duma u zgjodh n/ kryetare e PD-së, por cila do të jetë detyra e saj në përgjegjësinë e re që iu besua?

Më është besuar si fokus Shoqëria Civile, hapja e PD-së drejt shoqërisë, drejt atyre të rinjve që nuk e gjejnë më frymëzimin, drejt intelektualeve.

Në PD ka shumë vend për të ndërtuar një model tjetër të të bërit politikë” përfundoi Duma.

Back to top button