Mesazhi për demokratët e Sarandës: Qëndroni me Bashën, do hani me lugë floriri

Në kohën kur përplasja mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe liderit të saj historik Sali Berisha pritet të zbres në bazë, njerëz të Lulzim Bashës, të cilët janë katapultuar në hierarkinë e kësaj force polike pa asnjë kontribut, kanë filluar betejën në mbrojtje të Lulzim Bashës.

Burime të Saranda Web informojnë se anëtarëve të Partisë Demokratike u kërkohet të mos bashkohen me lëvizjes “përçarëse” të Berishës, sic e cilësojnë njerëzit e Lulzim Bashës, por të qëndrojnë besnikë të Lulzim Bashës, pasi shumë shpejt PD do të jetë në qeveri.

Ende nuk qartësohet nëse do të kemi një bashkëqeverisje, por ajo që u premtohet demokratëve është se “do të hani me lugë floriri”.

Javën e kaluar drejtuesit e Degëve të PD Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Vlorë nuk morën pjesë në Konferencën e kryetarëve të thirrur nga Lulzim Basha./SarandaWeb

Back to top button