Nga aeroporti i Sarandës te rruga e Arbrit dhe punimet për hekurudhën, ja projektet madhore që do të ndërtohen gjatë mandatit të tretë të Ramës

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë nesër programin qeverisë të mandatit të tretë. Programi ka mbërritur në Kuvend dhe nesër ai do të prezantohet nga vetë Edi Rama.

Programi voluminoz i socialistëve do të ketë pesë shtylla kryesore ku do të fokusohen investimet dhe vëmendja e qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Ato janë, rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë.

Ajo që vihet re janë projektet e madhore që do të ndërtohen, firmosen dhe përfundojnë gjatë këtij mandati.

Gjatë këtij mandati do të nisin punimet në VIA (Vlora International Airoport), punimet e të cilit do të përfundojnë në 2024, do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Gjatë këtij mandati do të përfundojë Rruga e Arbrit si dhe do të përfundojë aksi Kardhiq-Delvinë. Një nga projeketet e mëdha në këtë mandat është të nisin punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Pjesë nga plani i Qeverisë:

Nisim punimet për VIA (Vlora International Airport) brenda vitit 2021 që ky aeroport të jetë operacional më 2024.

Brenda vitit 2021 nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e SIA (Saranda International Airport).

Përfundojmë brenda vitit 2021 punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

• Aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022).

• Nisim brenda vitit punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

• Nisim në Janar 2022 punën për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një ge 23 hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.

Programi i qeverise Rama 3 … by Newsbomb Albania

Back to top button