“Ore doktori e ka për vete këtë nismë?”/ Berisha: Ju jap fjalën e nderit, flas për PD-në. Mua s’më mbyllet kurrë goja…

Berisha nga Fieri eshte munduar te binde demokratet se nuk eshte ngritur ne kete sipermarrje politike per vete por per PD dhe Shqiperine.

“Keni të drejtë të pyesni, doktori e ka për vete këtë nismë? Ju jap fjalën e nderit se e kam për PD dhe anëtarsinë e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë që thotë, më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur. Ishte dhënë para e madhe për Kosovën, por goja ime nuk mbyllet kurrë për interesin kombëtar.

E bëra të qartë se është tradhëti e madhe kombëtare. Është shkelje mbi gjakun e atyre që ranë për Kosovën. Projekti ishte hartuar në zyrat e Sorosit. Parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë. Më akuzuan për konspiracion ndaj politikës së jashtë të SHBA. Unë çdo gjë e them publike. Nxorën Novi Sadin, Mini-Shengenin. Çfarë ishte? Vendosja e hegjemonisë serbe në rajon”, deklaroi Berisha.

Back to top button