Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Nga Dritan Hila

Shiko Napolin dhe pastaj vdis, ka qenë një frazë që italianëve ju pëlqente ta thoshnin për t’ju treguar turistëve të huaj se Italia nuk ishte e plotë pa vizituar qytetin emblematik. Tani kjo mund të thuhet për shumë qytete të Shqipërisë.

Nëse dikush para disa vitesh mendonte se turizmi i brendshëm është një ëndërr, sot duhet të ndërrojë mendim. Shembull është Përmeti. Qyteti që dikur kishte vetëm një hotel i cili tani quhet Hotel “Përmeti” dhe njihej vetëm për vëllezërit Frashëri dhe Laver Bariun, por pak shqiptarë e vizitonin, tani ka me dhjetra hotele dhe Guest House. hotel “Alvero”, hotel “Ramiz”, Vila “Përmeti”, etj etj. E megjithatë nuk gjen vende. As në Këlcyrë, dikur një fshat gjithë baltë, sot nuk gjen vende pa prenotim.

Shqiptarë, gjermanë, holandezë, danezë, italianë i mbushin edhe në këtë mes shtatori.

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Ndërkohë pikat e kampingut dhe të raftingut që ofrojnë lundrimin me kanoe në Vjosë, kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Janë me qindra turistët që me kamper janë vendosur në një luginë që i ka shoqet e rralla për bukurinë por edhe qetësinë dhe sigurinë fizike.

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Natyra malore por e përshkueshme nga rrugët dhe malet e buta të përshtatshme për treking; njerëzit e gatshëm për të ndihmuar, kanë bërë që fjala të çojë fjalën dhe të huajt sjellin njëri-tjetrin.

Pastaj kuzhina që nuk ka konkurencë veç gjirokastritëve, e bëjnë një atraksion turistik. E shumëllojshme, e shijshme, aromatike, që ia jep mishi dhe bagëtia që kullosin tërfilin e Dhëmbelit, janë unike.

Pastërtia mitike e tyre duket jo vetëm nëpër rrugë por edhe në dhomat e hoteleve. Çarfafët e kollarisur dhe me aromë, banjot e akullta dhe dyshemete si syprina farmacie, janë dalluese.

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!
Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

 

Alma, kryetarja e bashkisë dhe një vendase, është motori i palodhur i qytetit qe merret me kanalizimet, asfaltimet, rigjenerimin e fasadave dhe deri promovim e koncertet e çdo fundjave që mbushën ditët e qytetit , ku kercenin në sheshe shqiptarë dhe të huaj. Ajo tregon se jo gjithçka është e lehtë: të tregon stërmundimin që bën për të mbajtur pastër një rajon që fillon nga Tre Urat e mbaron më Këlcyrë, ndërsa shtrihet në male. Vetëm një makinë e përdorur e falur nga Bashkia e Larisës në vitin 2003, nuk ia del dot. E ndërkohë është problemi i fshatrave të cilat sado të mundohen, rrebeshet e dimrit i marrin me vete mbeturinat dhe i hedhin në Vjosë e cila pasi ulet niveli, mbesin qeset të varura në degët e pemëve. Por kjo ndodh në dimër. Sezoni nga pranvera deri ne vjeshtën e vonë është spektakolar dhe temperaturat e buta dhe pa lagështirë e bëjnë destinacion fantastik. E pastaj nëse ke gjunjë, mund të bësh marshime në pyjet e Hotovës, parku kombëtar, një rajon që dikur Attilio Jannucci, ambasadori i Italisë në Tiranë dhe më vonë në Pekin, do ta quante një nga rajonet më të bukura të botës. Ose në fshatrat gjysmë të boshatisura ku banorët e mbetur të presin të malluar për njerëz dhe mund të vizitosh manastire spektakolare ose ura shekullore që dikur ishin arteriet kryesore të komunikimit të brendësisë së Ballkanit me Beratin, e Sarandën.

Përmeti tashmë është një vend që presin ta rizbulojnë edhe shqiptarët pasi të huajt e kanë zbuluar me kohë./dritare.net

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Shiko Përmetin dhe pastaj vdis!

Back to top button