Shpërthen Aliaj: O shqiptar, përse nuk flisni edhe për dhunën ndaj burrave?

Robert Aliaj është shprehur i revoltuar mbrëmjen e sotme lidhur me dhunën në familje.

Teksa po flitej për rastin e vrasjes së Sabrina Bengës nga bashkëshorti i saj, Aliaj tha se ne si shoqëri jemi të dhunshëm, ku sipas tij kjo është çështje kulturore.

Ai u shpreh se flitet shumë për dhunë ndaj grave, ndërsa theksoi se nuk flitet aspak për dhunën e ushtruar ndaj burrave, pasi kjo shihet si një tabu.

Ne jemi shoqëri e dhunshme. Flitet shumë por që nuk bëhet asgjë fare. Është çështje kulturore, ne jemi të dhunshëm si komb në të gjitha aspektet. Kjo vjen nga çdo hallkë shoqërore, kështu është ndërtuar edhe vetë shteti tek ne. Përveç dhunes kundër grave, nuk flet njeri për dhunën kundër burrave nga gratë, nuk flet njeri se kemi turp dhe tabu të flasim hapur”, u shpreh Robert Aliaj.

Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se dhuna e ndaj burrave është në proporcion shumë më të vogël se dhuna ndaj grave.

Nuk është e vërtetë se nuk e trajtojmë dhunën e grave ndaj burrave, por dhuna ndaj grave është më e madhe. Nuk është korrekte të thuash që nuk trajtohet”,  tha Klodiana Lala.

Back to top button