Shpërthen ish-deputeti i PD: Berisha, njolla e korrupsionit në Partinë Demokratike

Nga Fatos Hoxha*

“A fitohen zgjedhjet me Ameriken kunder? “.

Per mua kjo mbetet pyetja e gabuar. Amerika nuk eshte kunder PD, nuk ka qene kurre.

Amerika eshte kunder korrupsionit dhe kultures se pandeshkueshmerise.

Pyetja qe duhet shtruar eshte: a fitohen zgjedhjet me njollen e korrupsionit ne balle dhe Sali Berishen ne krye? Pergjigja ime eshte: kurre!

Shpjegimi qe kam une eshte se shqiptaret nuk e duan korrupsionin, sepse kurrupsioni ata i varferon, i semur, i zhyt ne injorance, i le ne meshiren e krimit, i vret. Ndaj shqiptaret nuk mund ta votojne ate.

Korrupsionin e duan vetem te korruptuarit, nga te dyja anet e politikes. Vetem ata duan te na bindin se me korrupsionin mund te bashkejetohet, se ai nuk ndahet dot nga shoqeria jone, se ate do t’a kemi bashkeudhetar gjithmone.

Vetem per te korruptuarit raporti USA-PD nuk ka lidhje me luften qe Amerika i ben korrupsionit, kapjes se drejtesise dhe kultures se pandeshkueshmerise, por eshte beteje kunder Sali Berishes, te cilin Sorosi se ç’ka qe nuk e do…

Me njollen e korrupsionit ne balle PD nuk do t’i fitoje dot zgjedhjet ne Shqiperi!

* Ish- deputeti i Partisë Demokratike

Back to top button