Sot akuzon të tjerët… Berisha shkarkoi nga drejtimi i PD Azemin me telefon nga zyra e Ramiz Alisë dhe i mori postin

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha ka treguar në takimin me mbështetësit në Fier një episod të ndodhur në vitin 1991 me Azem Hajdarin. Berisha tha se Hajdari ishte shkarkuar nga detyra e tij si kryetar i komisionit nismëtar bazuar në një shpifje dhe se kjo çështje u zgjidh me anë të votimit.

Pikërisht votimi sipas tij, është dhe ilaçi i krizës së sotme në Partinë Demokratike, duke akuzuar si autor të saj Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

“Kemi pasur në shkurt të ‘91 një dramë ne. U bë një puç ç’është e vërteta. Me të ndjerin Azem Hajdari, Arben Imamin ishim në një takim në Presidencë, kur u kthyem morëm vesh se në një akt papjekurie ekstreme Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga detyra e komisionit nismëtar si kryetar.

E pabesueshme! U them po si mor mund të bëhet kjo, në mungesë tjetri, pa thënë asnjë fjalë. Ishte një shpifje që kishte bërë dikush aty, e kishin marrë shpifjen e kishin transformuar dhe e kishin shkarkuar. Më thonë kjo u bë, i them jo nuk është bërë, kjo do zhbëhet se kështu nuk mund të ecim ne. E si e zgjidhëm ne?

Me votim, mblodhëm aktivin kombëtar, Viktor Margilaj, Afrim Jupin, të gjithë kryetarët, sekretarët dhe shkuam në votëbesim, me 4 kandidatura nxorëm kryetarin, mbetëm të bashkuar dhe punuam. Edhe kësaj here, vota juaj është ilaçi, antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë, nga Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, deklaroi Berisha.

E verteta eshte, e ka pohuar dhe vete Azem Hajdari, se ne kohen qe ishin tek zyra e Ramiz Alise, Berisha e ka shkarkuar ate me telefon nga posti i kreut te komisionit nismetar te PD.

pas kesaj ne mbledhjen e kryesise ka fituar si kryetrar Aleksander Meksi, por Berisha serish kembenguli dhe me keshillin Kombetar fiktiv vetem pas disa oresh ne nje votim te dyte, rrezoi Meksin dhe mori postin e kryetarit te PD, te cilin e mbajti per 30 vite.

Nderkohe qe tani akuzon te tjeret se e kane rrezuar Hajdarin.

Back to top button