“Vranë babain e tyre politik”! E përbashkëta mes “çupës së Helmut Kohl” dhe “djalit politik të Sali Berishës” (Faktet)

Pas 16 viteve në pushtet dhe në krye të njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të largohet. Ditën e djeshme ajo ishte në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe me liderët e Ballkanit.

Angela Merkel ditën e djeshme nga Tirana dha disa mesazhe të qarta për Liderat e Ballkanit dhe për kryeministrin Rama. Por ajo që u vu re ditën e djeshme ishte se Merkel nuk takoi presidentin e vendit Ilir Meta.

Nga mediat u mësua se edhe kreu i parties demokratike Lulzim Basha kishte kërkuar të takohej me kancelaren gjermane. Por për shkak të axhendës së kufizuar së kancelares nuk u takuan. Dikujt që mund ta lexojë mund ti duket e habitshme por kancelarja Angela Merkel dhe Lulzim Basha kanë një pikë të përbashkët vrasjen e “etërve të tyre politik”.

Si erdhi Merkel në pushtet me ndihmën e Helmut Kohl:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989.

Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.

Merkel në fillim u bë sekretare e përgjithshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më 2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.

Babi i saj politik Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ndërroi jetë jetë në moshën 87-vjeçare. Ai udhëhoqi Gjermaninë për 16 vite, duke u bërë kancelari më jetëgjatë pas Bismarckut, ndërkohë që do të kujtohet përgjithnjë si arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, sikurse edhe për kontributin e jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik në integrimin e Europës.

Fundi politik i Helmut Kohl dhe lënia vetëm nga “çupa” e tij Merkel:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Më 30 nëntor 1999, një vit pasi CDU kishte humbur zgjedhjet pas 16 vjetësh në pushtet, ish-kancelari Helmut Kohl – lider historik që kishte mundësuar bashkimin e Gjermanisë dhe drejtues i CDU për 25 vjet – mbajti një fjalim në Këshillin Drejtues të partisë ku merrte i vetëm përgjegjësinë për akuzat që i bëheshin (Schëarzgeldaffäre), se kishte financuar për vite të tëra partinë me donacione anonime, të shpërndara në llogari të ndryshme bankare.

Ky moment ishte edhe fundi politik i njeriut të madh por u largua nga politika me një akuzë të rëndë siç ishte korrupsioni.

“Çupa e Kohlit”, siç e quanin Merkelin, përmes një artikulli në gazetën konservatore „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ vlerësonte kontributin historik të Kohl në parti, por e dënonte atë për qëndrimin që po mbante, pasi po respektonte më shumë fjalën e dhënë duke mbrojtur një veprim ilegal, sesa ligjin.

Si e “vrau” Lulzim Basha babain i tij politik Sali Berishën?

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Partia demokratike pas daljes nga zgjedhje e 25 prillit tashmë është në një krizë tjetër atë të përplasjeve mes tij dhe Sali Berishës. Ish kryeministri Sali Berisha disa muaj më parë u shpall nok grata nga sekretari Amerikan Antony Blinken i cili e akuzonte Berishën për korrupsion.

Fundi politik i Sali Berishës:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Përjashtimi nga partia nga djali i tij politik Lulzim Basha:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Pas këtij vendimi të SHBA-s, Lulzim Basha në mbrëmje një ditë pa nisur parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit shpalli Berishën “non-grata” në partinë demokratike.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Lulzim Basha

Tashmë mes Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur një luftë e madhe politike, ish-kryeministri e ka akuzuar për tradhti dhe marrëveshje me Edi Ramën.

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Ndryshe nga Helmut Kohl i cili mori përsipër përgjegjësitë, Sali Berisha ka nisur një luft të madhe ndaj Lulzim Bashës dhe Amerikës se kush do fitoj, jemi kuriozë të gjithë./Gazeta Shqip

Back to top button