Berisha feston ditëlindjen e dytë në “foltoren” e Korçës! Si “rilindi” ish lideri i PD afër Enver Hoxhës e Ramiz Alisë

Lideri historik i demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha, feston 77-vjetorin e lindjes me 15 tetor, pikerisht ne te njejten dite me ate te te ndjerit Ramiz Alia dhe nje dite pas ditelindjes se diktatorit Enver Hoxha.

Për demokratët e Korçës, kjo duket se do të jetë një festë e dyfishtë.

Berisha do të jetë të premten në qytetin e mësënjtores dhe serenatave për ‘Foltoren’ e radhës, që përkon pikërisht me ditëlindjen e tij.

Një zgjedhje kjo, siduket jo pa qëllim nga lideri historik, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive.

Ndërkohë që të martën, më 12 tetor, Berisha do të udhëtojë drejt Kukës, qytetit bastion të demokratëve ku do të zhvillojë “Foltoren” e shtatë, pas asaj në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Gjirokastër e Shkodër.

Si “lindi” per here te dyte Berisha?!

Ditëlindja zyrtare e Sali Berishës, e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, është 1 korrik 1944.

Kjo ditëlindje është mbartur në gjithë dokumentacionin zyrtar të tij dhe shpeshherë ka qenë problem dhe për të dhënat në shumë kancelari perëndimore.

Sepse vetë Sali Berisha ka pretenduar deri para shpalljes së formularëve të dekriminalizimit se e ka ditëlindjen më 15 tetor.

Shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974 kur forcoi lidhjet me ish-regjimin dhe mori detyrën e sekretarit të partisë.

Në 16 tetor festohej ditëlindja e Enver Hoxhës dhe në 18 tetor ajo e Ramiz Alisë.

Sidoqoftë regjistri i gjendjes civile të vitit 2009, i cili është më i ploti, vazhdon (siç e shikoni në foto) ta ketë atë të regjistruar me ditëlindjen 1 korrik 1944.

Pretendimi i disa të afërmve të tij se ditëlindja 15 tetor ka të bëjë me ditën kur baba i tij ka zbritur në qytet dhe e ka regjistruar nuk është bindës, pasi e regjistruar është ditëlindja më 1 korrik.

Kjo do të thotë se 15 tetori është shpikur dhe dëshira e tij që ditëlindja të ishte afër ditëlindjes së Enver Hoxhës  (16 tetori) mund të jetë një shkak./m.j

Back to top button