Bilanc dramatik/ Rritet numri i vdekjeve nga covid, mes viktimave dhe një 30 vjeçar. Ja sa të infektuar u regjistruan sot

Numri i viktimave është rritur sërish gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa rasti më i rëndë është ai i një 30 vjeçari nga Tirana, i cili nuk arriti ta fitojë betejën me virusin, duke rikthyer kështu vdekjet në moshë të re.

Ministria e Shëndetësisë, raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona të infektuar me koronavirus.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Autoritetet njoftuan se nga 3732 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë.

“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh”

Situata në spitale

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

Gazeta SHQIP

Back to top button