Braçe i përvishet Bashës: Unë dal për vrap pa roje, ti fle te kompleksi i Samir Manes, në Hamallaj

Kanë vijuar debatet e ashpra në Kuvend teksa Erion Braçe ka replikuar me Lulzim Bashën. Ky i fundit ka akuzuar për firmosjen e disa VKM-ve kur Braçe ka qenë zv.kryeministër.

Por Braçe i përmendi Bashës faktin se pasi akuzon oligarkët, vetë shkon dhe fle në komplekset e tyre.

“Të dy palët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së. Këtu po i bashkohem bashës në thirrjen; hetoheni privatizimin OSSHE-së, e jo kot se dua unë. Por për këtë tabelën këtu. U privatizua për të transferuan vjedhjen në energji. Vjedhja në OSSH ishte 34/100 lekë. Në 2013; 45/100 lekë. 330 milion dollarë janë humbjet në treg.

Ky është problemi që kemi edhe me energjinë elektrike. Ishin kosto. Për ata që nuk paguanin kur të vjen çmimi me 9.5 lekë, rritje e madhe është. Kjo është e drejta. Unë i dal zot çdo firme të hedhur në VKM. Nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku.

Vetëm ora e mëngjesit kur dal për të vrapuar, pa roje. Është shumë kollaj të përmendësh emra. Unë nuk jetoj në Hamallë, tek kompleksi i Samir Manes. Gjithë çfarë thua këtu është kaq kot kur shkon në darkë atje” – tha Erion Braçe.

Back to top button