Gazetari: Basha flet për Kastratin, por ai tërhoqi protestën e traut të Rruges së Kombit

Në përplasjen e fortë që u zhvillua sot në parlament mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha sulmoi në emër oligarkët, të cilët, sipas tij, marrin tendera nga Edi Rama.

Basha përmendi emrat e biznesmenëve Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, ndërsa tha se se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve, nisur nga fakti se janë kapur disa ngarkesa me kokainë.

“Pse të ra heshtja kur në mbledhjen e kaluar të thanë se 30% e karburantit ishin kontrabandë. Të mori Baca Çet ty? Të mori Baca Çet ty? Të mori Samir Mane ty? Gjysma e Tiranës nuk e di nëse çet Kastrati është pronar apo administrator i parave të tua. Shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo!”, tha sot kryedemokrati.

Por nga emisioni “Zona Zero” në Top News, gazetari Bledian Koka tha se pavarësisht se i sulmon “oligarkët”, Basha është i lidhur vetë me ta.

Koka tha se kryetari i opozitës nga njëra anë flet për Kastratin, por nga ana tjetër la në mes protestën për traun në rrugën e Kombit.

“Lulzim Basha flet për Kastratin, por ai tërhoqi protesten e traut të rrugës së Kombit”, tha Koka.

Edhe pse kryedemokrati u shfaq i ashpër në parlament ndaj biznesmenit Samir Mane, sipas gazetarit Koka, Lulzim Basha ishte në ditëlindjen e këtij të fundit.

“Lulzim Basha ka qenë në ditëlindjen e Samir Manes, për 50 vjetorin e tij”, u shpreh gazetari./Gazeta SHQIP

Back to top button