Haradinaj reagon për aksionin në veri: Kurti të sqarohet nëse e bëri për fushatë

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.

Përmesn jë postimi në rrjetet sociale Haradinaj thotë se ata që kanë sulmuar policinë duhet të shkojnë pas hekurave, pasi sipas tij askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë ndaj autoriteteve.

“Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Haradinaj shton se qeveria e ka për detyrë të sqarojë pse ka vendosur që në kohë fushate të kryejnë operacionet të këtilla.

Back to top button