Harta e re Gjyqësore: Shkrihen 10 gjykata, propozohet një “Apeli” vetëm në Tiranë

Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Nderkohe qe mësohet se do të shkrihen 10 gjykata, Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini.

Gjykata do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlore, Gjirokastër, Korçë, Lezhë.

Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Drafti është përfunduar nga një tryezë ekspertësh në KLGJ me një grup pune ku janë edhe aktorët të tjerë.

Ky draft pritet që të ketë një diskutim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të KLGJ-së dhe KLP-së. Shkrirja e 10 gjykatave do të sjell shkrirjen automatikisht edhe të 10 prokurorive në shkallë vendi.

KLP me rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm i jep ‘ok’ planit të KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

Në kohën kur KLP ka shprehur rezerva për planin e KLGJ për ulje të numrit të gjykatave në vend që praktikisht do të uljen edhe numrin e prokurorive të rretheve, Prokurori i Përgjithshëm ka shprehur dakordësinë për këtë plan.

Lajmin e ka dhënë vetë KLGJ përmes një njoftimi që ka dhënë për takimin që kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka zhvilluar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.”Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, afekton edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë. 

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykata dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria”, thuhet në njoftimin e KLGJ./m.j

Back to top button