Hoxha: Sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh, Fieri është universiteti i krimit të organizuar

Një ngjarje e rëndë u shënua dy ditë më parë në Fier, ku u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni Demir Backa.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili tha se sapo ka nisur zinxhiri i vrasjeve në Fier.

“Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksi banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët. Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat.

Fieri është universiteti i krimit të organizuar. Fieri ka një mënyrë tjetër të zgjidhjes së konflikteve me kompromis. Nuk çojnë te arma. Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për atë që përfaqëson viktima. Backallinjtë janë të njohur edhe si lagje në Fier. Kanë hotel në Sarandë, Himarë, një sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, një numër të madh bagëtish. Kanë shumë biznese. Janë ekonomikisht të fuqishëm. Kanë një marrëdhënie vëllazërore shumë të konsoliduar. Ngjarja është e rëndë. Kjo është vrasje tipike me pagesë. Financuesi dhe organizatori është dikush tjetër. Kjo sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier, apo kudo të gjenden autorët” tha Hoxha.

Back to top button