“I pres gishtat”/ Tropojani në Londër bie në gropë me këmbët e veta, i zbulon biznesin e drogës gazetarit të kamufluar (VIDEO)

Sapo ka nisur mesdita në zonën e njohur Wetherspoons në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj, pi një Coca Cola teka tregon me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit. Baroni i drogës, i cili ka të parkuar aty pranë një Mercedes Benz 50 mijë paundësh pa targa të përparme, ka rënë dakord të takojë klientët e tij të mundshëm pasi ata e kontaktuan përmes një faqe anonime në Instagram, ku ai reklamon biznesin e tij.

I pashqetësuar nga të pranishmit e tjerë në lokal apo nga kalimtarët në qendrën e zhurmshme të qytetit Wood-Green, 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar  me kanabis.

Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë t’ia hedhin, duke u mburrur në fakt se si i preu gishtat një klienti që nuk donte të paguante dhe se ia mori të gjitha paratë para se t’i priste njërën këmbë.

Njihuni me “Djallin”, i cili po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në Instagram, të quajtur “Albanian Blood” (Gjaku shqiptar), Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe poston video ku nxjerr në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuaj klientët e rinj që ta kontaktojnë.

Instagram më pas i “zhduku” faqen pasi u kontaktua nga mediat britanike. Por ndërsa faqja ishte ende e hapur, gazetarët e kamufluar si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të medieve sociale. Mehmetaj i takoi ata pranë shtëpisë së tij.

Gjatë bisedave, ai mburrej se si iu shmang akuzës për armëmbajtje pa leje, pavarësisht se policia i kishte gjetur një armë ruse të futur kontrabandë nga Shqipëria dhe që e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

"I pres gishtat"/ Tropojani në Londër bie në gropë

Ai gjithashtu tregon se si i shpenzon paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për të blerë gjëra luksoze, përfshi një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 £, një Audi RS7 – të cilin ai e drejton me mbi 250 km/h  në autostrada duke përdorur targa false – dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës.

Qesh kur i kujtohet se si policia nuk gjeti një sasi kokaine, kanabisi dhe plumba kur ata bastisën shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi, pasi kishin harruar të kontrollonin në njërën nga dhomat.

"I pres gishtat"/ Tropojani në Londër bie në gropë

Mehmetaj, i cili është nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori droge në Angli dhe ka një faqe interneti që e promovon atë. Edhe pse u fshi faqja e tij në Instagram, e njohur si “Gjak Shqipez”, ekzistojnë faqe të tjera që promovojnë biznesin e tij.

Një gazetar i kamufluar i shkruajti në rrjete sociale për një sasi droge, dhe ai pranoi menëjherë të takohej në një kafene.

"I pres gishtat"/ Tropojani në Londër bie në gropë

Kur mbërriti me Mercedesin e tij, ai rrëfeu hapur se si biznesi i tij kishte lulëzuar gjatë pandemisë, sepse të gjithë rrinin në shtëpi.  Mehmetaj tregon se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 rrënjë kanabis, që i konsideron si “foshnjat” e tij.  Sipas Mehmetajt, biznesi i drogës i sjell atij miliona paund në vit./Gazeta Shqip

Back to top button