“PD de fakto tani është e Berishës”/ Mustafa Nano: Basha do të mbajë karrigen, çështja shkon në gjykatë

Janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i fundit ndër ta është deputeti Tomorr Alizoti, ndërsa nga ana tjetër lind pyetja nëse Basha mund ta pengojë mbledhjen e tij.
Lidhur me këtë situatë, analisti Mustafa Nano deklaroi për Mcn se Basha nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit, por sipas tij ai do e trajtojë atë si një kuvend alternativ.

Më tej Nano u shpreh se de facto Partia Demokratike është e Sali Berishës, ndoshta jo 100% por e një mase të madhe dhe në këtë mënyrë Basha rrezikon të mbetet një parti e vogël me ndarjen e PD.

Teksa e ka cilësuar Bashën si berishian, analisti Nano tha se ai do të mbajë karrigen dhe se ështja do të shkojë në gjykatë.

Mendoni se Lulzim Basha mund ta pengojë këtë mbledhje dhe si?

Basha nuk e pengon dot mbledhjen e kuvendit, por gjithsesi do e trajtojë atë si kuvend alternativë, duke pretenduar se kuvendi u mblodh 4 muaj më parë unë u zgjodha madje dhe me votën e Berishës dhe çështja ka për të shkuar në gjykatë mendoj unë. PD de fakto është e Berishës, ndoshta jo 100% por e një mase të madhe dhe nëse ndahet që ka shumë mundësi, shumica do shkoj me Berishën dhe Basha do mbetet një parti e vogël.

Flas për ata që janë anëtarë të PD. Mes anëtarëve të PD Berisha është figurë dominante, shumica e tyre mbi 80% janë me Berishën, por kur hapet loja dhe del jashtë PD këtu futen në lojë dhe qytetarët dhe një pjesë e madhe nuk do donin berishën sërish në PD por edhe pse ai është shpallur non grata.

Lulzim Basha ka rinisur aksionet politike, siç është ngritja e komisioneve hetimoreve dhe paditë në SPAK kundër Qeverisë. Nga ana tjetër, palët paralajmërojnë edhe bashkëpunim për ndryshimet Kushtetuese. Sa të sinqerta i shihni këto nisma dhe a mund të prodhojnë rezultat në shërbim të qytetarëve?

Janë lëvizje interesante, në një kohë tjetër, në këtë mes ato paragjykohen se i bën Basha për të fituar terren para demokratëve. Kështu që e ka fatin e keq të paragjykohet në çdo gjë që bën. Është fati i tij që paragjykohet, por ai këtë meriton sepse në 8 vite ka bërë atë sjellje që ne e dimë. Nismat janë interesante, si vettingu i politikanëve, por ideja e SPAK nuk është shumë bindëse, SPAK heton merr kohë ata duan të bëjnë diçka shpejt e shpejt dhe  mund të bëjnë një strukturë të posaçme për vetting të stilit rrufe. Po u bë kjo Basha fiton pikë sepse supozohet se goditjet do bien mbi shumë njerëz.

Reforma territoriale është një prej pikave të bashkëpunimit PS-PD. Mendoni se palët mund të përcaktojnë me konsensus veriun dhe jugun e vendit në bazë të bastioneve të tyre elektorale?

Pra PD ristrukturon bashkitë në veri dhe PS ato në jug…. Nuk e di kjo është çështje e komplikuar. PD humbi një shans të mirë kur e la PS të bënte atë që bëri. Reforma Territoriale bëhet për një qëllim tjetër për tu dhënë kuptim njësive territoriale dhe për ti bërë njësitë qendrore më efecientë por këta sa herë flasin për të kanë në mendje përfitimet dhe humbjet. Ata duhet të kenë në mendje eficencën, por këta kanë në mendje interesin.

Back to top button