Rritja e çmimit të energjisë, Europa po i rikthehet qymyrit

Rritja e çmimeve të gazit me shumicë po inkurajon më shumë kompani dhe vende që t’u rikthehen qymyrit për të prodhuar energji elektrike.

Megjithëse edhe çmimet e qymyrit janë rritur gjithashtu muajt e fundit, ato kanë penguar rritjen e çmimeve të gazit, duke bërë që kostot afatshkurtra të ndryshojnë në favor të përdorimit të qymyrit.

Çmimet e qymyrit janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me katër herë më shumë në krahasim me muajt e parë të këtij viti.

Vendimet e marra nga kompani dhe vende në Gjermani, Bullgari, Poloni dhe Holandë konsiderohen si një hap pas në politikat kundër ndryshimeve klimatike. Por, ato justifikohen me krizën aktuale dhe këto vende thonë se janë të përkohshme.

Ndërkohë, Franca kërkon që mes burimeve energjitike të pastra të përfshihet edhe ajo bërthamore, një ndryshim që do të përfitonte stimuj financiarë nga Bashkimi Europian dhe nxiste këtë sektor të zhvillohej.

Franca është mes vendeve të BE që kanë më shumë centralë bërthamorë për prodhim energjie.

Back to top button