Salianji akuza të forta: Kastrati fut kontrabandë 30% të naftës në vend

Sipas opozitës, rreth 30% e karburantit në vendin tonë futet kontrabandë duke iu shmangur taksave.

Çështja u ngrit edhe sot në parlament, ndërsa Lulzim Basha i përmendi me emra oligarkët Shefqet Kastratin dhe Samir Manen.

Në studion e OPEN në Top Channel, deputeti i PD, Ervin Salianji la të kuptohet se nafta kontrabandë futet nga Kastrati, që është edhe kompania që kontrollon pjesën më të madhe të tregut.

 “Basha i tha Ramës, se 30% e naftës vjen kontrabandë. Kastrati është një kompani që kontrollon pjesën më të madhe të tregut. Të dhënat që ka opozita sot, janë të tilla. Nuk pati reagim nga qeveria. Kryeministri qesharak nuk dha asnjë shpjegim. Nëse Basha vendos gjoba, pse qeveria që kontrollon drejtësinë nuk reagon. Është rritur çmimi i naftës, paratë shkojnë tek oligarkët. Të përcaktojmë termat se çfarë është oligarkia. Ndikim në vendimmarrje të qeverisë”, tha Salianji.

“Kastrati ka marrë Rrugën e Kombit, aeroportin, portin e Sarandës. Nuk po flasim vetëm për depozita nafte“, tha Salianji./Gazeta SHQIP

Back to top button