Sondazhi i Euronews Albania: Nuk kishin të ardhura të mjaftueshme, 50% e shqiptarëve nuk bënë pushime verore këtë vit

Një në çdo dy shqiptarë nuk bëri pushime verore gjatë këtij viti dhe në këtë kategori shumica e tyre janë pensionistë ose persona që nuk kanë mjaftueshëm të ardhura.

Ky përfundim u nxor nga sondazhi i “Barometrit” në Euronews Albania ku përballë pyetjes nëse kanë bërë pushime verore këtë vit, 49.7% e të pyeturve u përgjigjën se “jo” dhe 10.3% se “do të pushojnë vetëm fundjavave”.

Ndër këta persona që nuk mundën të bëjnë pushime, u vu re se 65.4%-77.2% e tyre janë ose pensionistë ose persona me të ardhura të ulëta.

Në anën tjetër 30.4% e të pyeturve thanë se “kanë bërë pushime”, ndërsa 9.6% thanë se “do i bëjnë në vazhdim”.

Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta./Euronews Albania

Back to top button