“Tmerruat njerëzit me bandat e armatosura”/ Koçi-opozitës: Duhet ta pranojmë! Na e bëtë shumë të lehtë fitoren

Deputeti socialist Petro Koçi , tha se megjithëse vendi ka eur përpara politika nuk ka ndryshuar shumë.

“Politika nuk ka ndryshuar shumë ,mendësia ka mbetur prapa. Kryetari jonë ishte pa mjekër u bë me mjekër , ata të opozitës kanë mbetur pa mjekër”, tha Koçi.

Koçi tha më tej se ndërsa opozita kërkon të justifikojë humbjen e 3 radhazi, ata ja kanë bërë më të lehtë fitores mazhorancës.

“Opozita kërkon të justifikojë humbjen e 3 radhazi. Ne fituam dhe ishte puna jonë, merita jonë, por duhet ta pranojmë që ju na ndihmuat shumë që të merrnim mandatin e tretë se keni bërë ca premtime sikur shqiptarët do hanin me garuzhde floriri. Ju krijuat një bandë në Elbasan të armatosur, dhe tmerruat njerëzit”, tha ai./m.j

Back to top button